Dosja SASPAK, Ilir Beqaj i përgjigjet Dumanit nga GJKKO: SPAK kërkon të më bëjë statistikë, s’kam qenë funksionar i lartë

15/10/2025 14:43

Sot është mbajtur seanca për Ilir Beqajn në ambientet e GJKKO-së, por me dyer të mbyllura.

Beqaj i është përgjigjur deklaratave të kreut të SPAK, Altin Dumanit dje nga komisioni i Ligjeve, duke thënë ‘SPAK kërkon të më bëjë statistikë, ndërsa shton se nuk ka qenë funksionar i lartë.

SPAK e akuzon Ilir Beqajn se ka vjedhur fondet e BE-së kur drejtonte agjencinë e SASPAK.

Krahas kësaj dosje, Ilir Beqaj akuzohet edhe për koncesionin e “Sterilizimit” në shëndetësi.

“Se kush funksionar i lartë sipas Kushtetutës dhe K.Pr.P. është shumë e qartë. Listë e subjekteve është shteruese. Më ka habitur shumë kjo lloj akuze. Kam pritur ballafaqimin gjyqësor. Por nga dje e kuptova. Më sqaroi drejtuesi i SPAK me çfarë raportoi në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit. Mesa duket SPAK i mungonte në statistika hetimi i funksionarëve të lartë që shpërdorojnë fonde të BE-së. Po ashtu kuptova edhe masën e sigurisë joproporcionale.

Janë disa vendime të Gjykatës së Posaçme që kanë rrëzuar SPAK lidhur me cilësimin e funksionarit të lartë. SPAK vijon me të vetën, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë fle gjumë”, tha ndër të tjera ai.

Top Channel