Dakordësi me mazhorancën për ngritjen e dy komisioneve Parlamentare? Bardhi: Nuk është e vërtetë, Kuvendi deklaratë të rreme. 3 kërkesat e PD

15/10/2025 14:15

Kreu i Grupit Parlamentar i PD Gazment Bardhi ka deklaruar se Kuvendi ka shpërndarë një deklaratë të rreme sa i përket dakordësisë së arritur mes opozitës dhe mazhorancës për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale.

Sipas tij, në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, PD nuk ka rënë dakord për ngritjen e këtyre komisioneve.

“Nuk ka pasur asnjë dakordësi nga PD për dy projektvendimet”, tha Bardhi, ndërsa tha se kanë 3 kërkesa për të arritur dakordësi.

“Ndryshimin e pikës 3, në projektvendimin e Reformës Zgjedhore. Kemi kërkuar të ruhet formati i formulimit që ka pasur çdo komision i reformës zgjedhorë ku përcaktohen përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Propozimi për reformën territoriale propozimi ka qenë që mazhoranca të ketë shumicën, kërkesa jonë ka qenë barazi”, tha Bardhi.

 

Top Channel