Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
15/10/2025 10:52
Biznesmeni Elman Abule është paraqitur këtë të mërkurë në GJKKO.
Sipas SPAK, Abule akuzohet për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
“Elman Abule, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Rametal” shpk;”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Kujtojmë se biznesmeni është i përfshirë në dosjen e Erion Veliajt.
Top Channel