Kushtetuesja ngriu zgjedhjet për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

09/10/2025 17:19

Kandidati i opozitës, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar votimin në Tiranë në 9 nëntor.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai shprehet se kurdo që të caktohen zgjedhjet për Tiranën, do të marrë pjesë në garën zgjedhore.

“Miqtë e mi, Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.

Deri atëhere ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët. Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve. Flori”, shkruan Binaj.

Top Channel