Zjarri shkatërrues në Pacific Palisades që i mori jetën 12 personave, arrestohet një person/ Ja provat që i sollën “fundin”

08/10/2025 18:49

Një burrë 29-vjeçar, Jonathan Rinderknecht, është arrestuar me dyshimin për ndezjen e zjarrit shkatërrues në Pacific Palisades të Los Angeles, i cili shkaktoi vdekjen e 12 personave dhe shkatërroi mbi 6,000 shtëpi në janar.

Arrestimi u konfirmua nga Departamenti i Drejtësisë gjatë një konference për shtyp. Rinderknecht u ndalua në Florida dhe është akuzuar për shkatërrim prone me anë të zjarrit.

Provat dixhitale të sekuestruara nga autoritetet përfshinin një imazh të gjeneruar në ChatGPT që përshkruante një qytet në flakë, të cilin hetuesit e konsiderojnë të lidhur me motivin apo përgatitjen e zjarrvënies.

Zjarri në Pacific Palisades shpërtheu më 7 janar pranë një shtegu malor dhe përfshiu zona të mëdha nën tokë përpara se të përhapej.

Ai dyshohet se e ka ndezur zjarrin ditën e Vitit të Ri. Po atë ditë, një zjarr tjetër, i njohur si zjarri i Eaton, vrau 19 persona të tjerë dhe shkatërroi rreth 9,400 struktura në zonën e Los Angeles, por shkaku i atij incidenti mbetet ende i paqartë.

Top Channel