
Sot në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohen një sërë mbledhjesh të rëndësishme parlamentare në kuadër të veprimtarisë së rregullt të organeve dhe komisioneve të Kuvendit.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se në qendër të diskutimeve do të jenë çështje me rëndësi të lartë politike dhe institucionale, përfshirë propozimet për ngritjen e disa komisioneve të posaçme, shqyrtimin e raporteve vjetore të institucioneve të pavarura dhe diskutimin mbi projektligje me impakt në sektorët e mjedisit, drejtësisë sociale dhe administrimit territorial.
Konferenca e Kryetarëve
– Vendndodhja:Salla “Pjetër Arbnori”
– Ora:09:00
1. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF për Fondet nga programi IPARD.
2. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për ngritjen Komisioni të Posaçëm të Kuvendit ”Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore”””.
3. Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për ngritjen Komisioni të Posaçëm të Kuvendit “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo – Territoriale””.
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
– Vendndodhja:Salla nr 5 (2-12)
– Ora:10:00
Mbledhje e përbashkët me Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik:
1. Raport vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) gjatë vitit 2024.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
– Vendndodhja:Salla 5 (212)
– Ora:10:00
Raport vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) gjatë vitit 2024
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
– Vendndodhja:Kryesia e Kuvendit, Salla e mbledhjeve Nr. 4
– Ora:10:00
1. Shqyrtimi në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
– Vendndodhja:Salla e Grupit
– Ora:11:30
Mbledhje e përbashkët me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 1 tetor 2025.
2. Seancë dëgjimore për diskutimin e Raportit vjetor të Institutit të Studimeve për Krimet dhe pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri
për vitin 2024.
Ora 13.30
Salla nr. 3 (2-08)
3. Diskutimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, komision për dhënie mendimi.
Top Channel