
Trupi i gjyqtarit të ndjerë, Astrit Kalaja, i cili u vra brenda në sallën e Gjykatës së Apelit nga Elvis Shkambi, do të prehet në Shkodër.
Ceremonia mortore nga ana tjetër do të mbahet më 8 tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, teksa diskutohet se do të jetë një funeral me protokoll shtetëror.
“Ceremonia mbi homazhet dhe ajo e varrimit të të ndjerit ish-kolegut tonë Astrit Kalaja zhvillohet ditën e mërkurë datë 8 tetor, ndërsa vizita ngushëllimi priten dhe sot.
Sot priten vizita në shtëpinë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit, ish-Ambasada Jugosllave, Tiranë, prej orës 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00.
Ditën e mërkurë, datë 8 tetor 2025, ora 9:00-11:00 ne ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë do të mbahen homazhet në nder të të ndjerit.
Vizitat në qytetin e Shkodrës priten në shtëpinë funerale “Bushati”, ditën e mërkurë datë 8 tetor 2025 prej orës 14:00-16:00.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 16:00 në Varrezat e Qytetit në Stom Golem, Shkodër”.
Top Channel