
Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e konferencës ndërkombëtare Walk21, ku në edicionin e saj të 25-të janë mbledhur ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane.
Në fjalën e tij, Rama u ndal te “lufta” me strukturat e përkohshme që po zënë hapësirat publike.
“Të numërosh 54 vende në këtë sallë të vogël e t’i urojmë mirëseardhjen në këtë qytet, që 54 vite më parë ishte një vend krejt i ndryshëm, ku nuk lejohej asnjë makinë private, ku numri i përgjithshëm i makinave që qarkullonin ishin 5 mijë në gjithë vendin. Ku numri i turistëve që vizitonin vendin ishin përafërsisht 2 mijë në vit, ndërkohë që këtë vit do kalojmë 12 milionë.
Në gjithë atë periudhë, dëshirat ishin individuale e të shtypura, të cilat dolën në sipërfaqe duke eliminuar çdo hapësirë të gjelbër që shihni sot. Përveç Parkut të Liqenit që vazhdonte të ishte dhe pemëve që ishin aty, ajo që shohim sot nuk ishte më. Çdo metër gjelbërim u varros nga mijëra e mijëra ndërtesash të paligjshme. Lumi që përshkon qytetin nuk ishte i dukshëm, sepse të dyja anët ishin të zëna me vija kaq të gjëra ndërtesash. 90% e pemëve që shihni sot në rrugët e qytetit nuk ishin.
Kur u bëra kryetar bashkie në vitin 2000, na u desh të merrnim mbrapsht qytetin tonë. Vetëm nga lumi hoqëm 132 mijë ton betoni që ishin rrënoja nga shembjet. Gjatë atyre viteve mbollëm 55 mijë pemë, që sot janë të kudo gjendura. Edhe pse bëmë shumë për t’i risjellë njerëzve hapësirë, ku ata të shijonin të ecurën, ecja u bë më e vështirë. Mendoj se çdo minutë që mund të marrim për të ngadalësuar hapin dhe çdo metër që do përfitojmë për këmbësorët është një sukses për të festuar.
Për aq kohë që jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe atë që duhet të bëjmë, atëherë duhet të luftojmë. Prandaj kemi çelur një kapitull për ta luftuar këtë gjë. Nuk e kemi më problemin e ndërtesave të paligjshme që lidhen me betonin apo hapësirat publike, por na duhet të luftojmë çdo ditë për të hequr të ashtuquajtura struktura të përkohshme, të cilat kanë zënë hapësira me tavolina dhe për të ofruar ekspres pas ekspresi. E di që kemi ekspresin më të mirë pas Romën, por nuk është justifikimi për të zaptuar hapësirat publike. Çdo ditë po marrim më shumë hapësira dhe do të shtojmë më shumë pemë e gjelbërim”, tha Rama.
Top Channel