
Sali Berisha i dha fund dilemës për garën e Tiranës dhe vendosi të mbështesë aktorin e humorit Florian Binaj, i cili shpalli kandidaturën si i pavarur.
Kupola drejtuese e partisë nisi lëvizjet në bazë fillimisht për të qetësuar demokratët, të cilët prisnin një kandidaturë politike për betejën e kryeqytetit. Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se një ditë më pare Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka nisi fushatën në kryesinë e degës numër 2, 9 dhe degën që përfshinin zonën e Astirit fillimisht për të sqaruar demokratët se përse ishte domosdoshmëri që Partia Demokratike të tejkalonte veten dhe të mbështeste një kandidature që vinte nga shoqëria civile.
“Detyra jonë si drejtues është të sqarojmë demokratët se përse është domosdoshmëri që përballë këtij narkoshteti, PD dhe spektri opozitar i vendit të tejkalojë veten dhe të gjejë konsensus të gjerë shoqëror me faktorë të shoqërisë civile. Ne do të mbështesim emrin që bashkon qytetarët përtej përkatësive partiake, sepse kërkojmë një elektorat të bashkuar dhe jo të polarizuar”, u shpreh Noka ne takimin me kryesinë e Degës 2 në Tiranë.
Në gjithë degët e PD ka nisur mobilizimi i strukturave për ti dhënë mbështetje kandidatit Florjan Binaj i cili ka marrë edhe mbështetjen e gjithë forcave opozitare përjashtuar partinë Mundësia te Agron Shehaj.
Top Channel