Përçahet opozita? Agron Shehaj kundër kandidaturës së Florian Binajt: Berisha hodhi në erë procesin

06/10/2025 20:20

Kandidati jashtë partive politike që do duhej të bashkonte opozitën në garën për bashkinë e Tiranës, sërish nuk ia ka arritur qëllimit.

Për kreun e partisë Mundësia, Agron Shehaj, mbështetja e kandidaturës së aktorit Florian Binaj, është një zgjedhje e pamenduar mirë, e që sipas tij Sali Berisha me këtë vendim, “ka hedhur procesin në erë”.

“Mua më duket e papërgjegjshme të marrësh një vendim të tilë, nuk është serioze të marrësh një vendim pa bërë një matje”, tha ai mes të tjerash.

“U gjenden para faktit të kryer që partia Demokratike e ka gjetur kandidatin. Kërkesa jonë për një kandidat apolitik nuk ishte qëllim në vetvete, por një mënyrë për të gjetur një kandidat fitues jashtë partive politike. Nuk kemi asgjë kundër emrit të Florian Binjat, por për të dalë me një emër të përbashkët do duhej të ishin zhvilluar sondazhe për të gjithë emrat që u vetëpropozuan. Në këtë situatë, Partia Mundësia do të vendosë në ditët në vijim për qasjen që do të ketë për zgjedhjet”, tha ai.

I pyetur nëse ka folur me Berishën, ai tha: Jo nuk kam komunikuar as me Berishën dhe as me një përfaqësues të PD

Top Channel