Champions League / Renditjet përfundimtare, si do të ndahen skuadrat për shortin, oraret dhe skema që do të përdoret Në Këshillin për Legjislacionin nisi shqyrtimi një kërkese të 36 deputetësh të PD për shkarkimin e Niko Pelshit si kryetar i kuvendit.
Anëtarët e opozitës ngulmuan që kjo seancë konstituive të ishte hapur nga kryetari kuvendit Niko Peleshi.
Ndërsa anëtarët e maxhorancës u shprehën se Niko Peleshi nuk mund të vinte pasi ka konflikt interesi për aq kohë sa pika e dytë e rendit të ditës ishte kërkesa për shkarkimin e tij.
“Fatkeqësisht ka kryer veprime aktive kundra kushtetutës dhe rregullores. Njëanshmëri politike. Po i mohohet konsensusi opozitës. Në seancën e datës 16, për fat të keq se është vullneti kryetarit të grupit që dikton punët e seancave”, thotë Ivi Kaso.
Ndërkohë, Damian Gjiknuri thotë: “Nëse prishet rendi seanca prishet. Kjo është shumë serioze. Është normale për mazhorancën të marrë kohën. Qëndrimi është politik dhe seanca do ta vendosë”.
Deputeti demokrat Gjin Gjoni u shpreh i sinqertë se çfarë do të prodhojë kjo iniciativë e opozitës: “Ju i keni numrat për mos ta shkarkuar por ne duam që të gjithë të kuptojnë shkeljet”.
Relator nga PS u propozua Damian Gjiknuri ndërsa Ivi Kaso nga PD të cilët do të sjellin në këtë këshill qëndrimet e tyre në seancën e 13 Tetorit.
Top Channel