Nisin sot universitetet/ Viti i ri akademik, në fund të regjistrimeve priten 22 mijë studentë, 60% vetëm në Tiranë

06/10/2025 15:15

E hëna e 6 tetorit hapi dyert e universitetit. Zgjimi i studentëve herët për të nisur vitin e ri akademik krijoi edhe trafik të shtuar si dhe mbushi kafenetë.

20.200 të rinj në të gjithë Shqipërinë u regjistruan në vit të parë në institucionet e arsimit të lartë, ku gati 60% e tyre kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës.

Universitetet publike vijojnë të kenë numrin më të lartë të studentëve, ku vetëm 25% e tyre janë drejtuar te privati. Mjekësia, teknologjia dhe arkitektura i kanë plotësuar të gjitha kuotat me më të mirët, ndërsa raundi i dytë i regjistrimeve pritet të përfundojë më 8 tetor.

Më pas, një proces i lirë vijon përgjatë një jave. Në fakultetet ku ka vende të lira, maturantët që kanë mbetur pa u pranuar përmes aplikimit universitar online në U-Albania mund të regjistrohen lehtësisht.

Top Channel