
04/10 15:58
Është mbledhur këtë të shtunë Kryesia e PD, ku në fokus të diskutimeve me aleatët janë zgjedhjet në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.
Në lidhje me diskutimet për kandidaturën e PD, për Tiranën, Sali Berisha zbuloi misionin që i kishte ngarkuar delegacionit për këtë çështje.
“Për Tiranën, unë ngrita një delegacion të eksploronte, jo kandidaturat por modelin ku ne mund të binim dakord dhe të ishim të gjithë të bashkuar si opozitë. Disa e kanë shprehur haptazi, disa të tjerë jo, që ata do preferonin një përfaqësues, kandidat të pavarur dhe të mbështetur nga opozita”, tha Berisha.
Top Channel