Një makinë është hedhur në erë pas shpërthimit me tritol mbrëmjen e sotme në Sarandë, teksa brenda saj është konstatuar një trup i pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 3 të qytetit, i cili është tronditur nga shpërthimi i fortë.

Burimet bëjnë të ditur se brenda automjetit dyshohet se ka qenë Isuf Jaçaj, babai i Klaus Jaçajt.

Mësohet se edhe këtij të fundit i ka shpërthyer makina pak javë më parë dhe ngjarja besohet se ka lidhje me një konflikt me armë të ndodhur në verë për administrimin e një plazhi.

 

Top Channel