“Të luash me sy me autoritetin, është e pafalshme”, Rama paralajmëron edhe kryetarët e bashkive për ndërtimet pa leje

03/10/2025 12:21

Në konferencën për mediat këtë të premte nga kryeministria, kreu i qeverisë Edi Rama, njoftoi të gjitha masat e reja ligjore që lidhen me lejet e ndërtimit, të cilat janë të gjitha në fuqi prej tani.

Rama ka paralajmëruar edhe punonjësit shtetëror që shkelin  ligjin dhe bëjnë korrupsion, por edhe drejtuesit e bashkive të vendit.

“Shpenzimet e prishjes dhe pastrimit do ti ngarkohen fajtorit. Masa tjetër për mosveprimin e autoriteteve, pra heshtja e tyre, ku njoftimi duhet t’i dorëzohet ndërtuesit 15 ditë më para, të gjitha këto raste do shoqërohen me sanksione, për kryetarin e bashkisë. Që t’i të presësh që të të thonë hajde paguaj taksën ose të luash me sy me autoritetin, është e pafalshme’, tha Rama.

 

Top Channel