
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari mbajtën sot një konferencë me gazetarët në Kryeministri.
Sa i përket sektorit të ndërtimeve, Rama paralajmëroi se arkitektët që do të merren me ndërtimet, do të kenë përgjegjësi ligjore nëse devijojnë nga plani që mund t’u kërkohet nga ndërtuesit.
Më tej ai tha se asnjë pronar shtëpie që nuk ka ende dokumentacionet përkatëse nuk do të futet në banesë.
Një tjetër pikë ku do të ketë ndryshime, janë hapësirat publike. Po ashtu kreu i qeverisë njoftoi dhe krijimin e ‘listës së zezë’ për ata që shkelin ligjin në lidhje me lejet e ndërtimit.
“Më tutje është krijimi i regjistrit kombëtar elektronik të lejeve të ndërtimit, ku do të regjistrohen të gjitha lejet të lëshuara nga të gjitha autoritetet e zhvillimit të territorit. Do jetë pikë referimi për të gjithë. Kudo ku ka një zhvillim, gjithsekush do bëjë verifikim në këtë databazë.
Tjetër masë është krijimi listës së zezë dhe ndalimi për aplikim për leje ndërtimi i shkelësve të dënuar për shkelje të lejendërtimit. Do përfshijë zhvillues, kompani, individë, administratorë, ortakë, pronarë përfitues, që kanë shkelur ligjin, do përjashtohen për 5 vite”, tha Rama.
“Masë tjetër është ndjekja me teknologji e ndërtimeve, dronë, kamera”, shtoi Rama, duke thënë se masat janë të gjitha në fuqi.
Top Channel