
02/10 20:47
Pesë persona humbën jetën pasi një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një hotel në kryeqytetin e Kosta Rikës, San Jose, njoftuan shërbimet e emergjencës.
Zjarri nisi në katin e tretë të godinës, ku edhe çatia e hotelit u shemb nga flakët. Mes viktimave është një çift i moshuar, si dhe tre persona të tjerë, për të cilët nuk janë dhënë detaje mbi moshën apo origjinën.
Autoritetet gjyqësore po kryejnë hetime për shkakun e zjarrit. Zjarrfikësit thanë se dalja e emergjencës në hotel ishte e bllokuar me tela, duke vështirësuar shpëtimin e personave që ndodheshin brenda.
Top Channel