Putin mohon akuzat e politikanëve europianë: Deklarata të pabaza, është e pabesueshme që Moska të sulmojë NATO-n

02/10/2025 19:08

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi sot se deklaratat e politikanëve europianë për një Rusi agresive ndaj NATO-s janë të pabaza.

Megjithatë, ai theksoi se Rusia nuk ka asnjë qëllim për të sulmuar aleancën e NATO-s, e cila udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara.

Putin akuzoi elitat politike evropiane për përhapjen e panikut dhe paralajmërimeve të pabazuara për një luftë të afërt me Rusinë.

“Është e pabesueshme të mendohet se Moska do të sulmojë NATO-n”, tha ai, duke shtuar se të gjitha pretendimet për një Rusi agresive janë të pabazuara.

Presidenti rus sqaroi se veprimet e mundshme të Rusisë nuk burojnë nga dëshira për konflikt, por nga nevoja për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Ai paralajmëroi se nëse do të jetë e nevojshme, Rusia do të marrë kundërmasa ndaj përpjekjeve për të rritur praninë ushtarake në Evropë.

Putin përmendi veçanërisht zhvillimet në Gjermani, duke theksuar se Moska po i ndjek me kujdes përpjekjet për forcimin e ushtrisë gjermane.

“Nëse dikush dëshiron garë ushtarake, Rusia ka treguar më shumë se një herë se di të përgjigjet me shpejtësi. Rusia nuk duhet provokuar, dobësia nuk është e pranueshme”, tha ai.

Top Channel