Plagosi me thikë disa persona, më pas mori makinën…/ Si u neutralizua autori i sulmit në Mançester, publikohet momenti

02/10/2025 13:02

Tashmë është publikuar momenti i sulmit në Mançester, paraditen e sotme. Forca të shumta policie dhe të bërtitura janë ato që transmetohen na video.

Autori i dyshuar u ekzekutua nga policia, teksa dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë ndërruar jetë nga një sulm me automjet dhe thikë.

“Policia u thirr në Sinagogën e Kongregacionit Hebraik të Heaton Park, në orën 9:31 të mëngjesit, nga një person, i cili deklaroi se kishte qenë dëshmitar i një makine që po drejtohej drejt qytetarëve që ndodheshin atje, dhe i një burrë të plagosur me thikë”, tha policia, sipas CNN.

Megjithatë, policia tha se aktualisht nuk mund të konfirmohet për shkak të çështjeve të sigurisë që lidhen me sendet e dyshimta në trupin e tij. Njësia e çaktivizimit të bombave është thirrur dhe është në vendngjarje.

Top Channel