Ibiza, destinacioni ndërkombëtar i pushimeve, është goditur nga rrebeshi më i keq në 70 vjet.

Në më pak se 24 orë, ishulli mori deri në 254 litra ujë për metër katror, ​​sipas agjencisë meteorologjike spanjolle (AEMET), duke regjistruar periudhën më të lagësht 24-orëshe që nga viti 1952. Stuhia Gabrielle solli sasi të mëdha lagështie nga Mesdheu dhe e bllokoi atë mbi Ishujt Balearik, duke bërë që rrugët të shndërrohen në lumenj dhe infrastruktura të shembet.

@sergioo_tr Ibiza, 30/09/2025 🚨 Fuertes lluvias en Ibiza 💧 Evita desplazamientos innecesarios 🚗 No cruces zonas inundadas 📲 Sigue info oficial 📞 Llama al 112 en caso de emergencia ⚠️ Cuídate y cuida a los demás #ibiza #parati #zybca #foryou ♬ sonido original – .

Imazhet që kanë qarkulluar në të gjithë botën tregojnë makina të zhytura ne ujë, turistë që braktisin me nxitim autostradën kryesore për të kapur fluturimet e tyre në këmbë dhe hotele luksoze që mbushen me ujë.

Në Pacha-n historike, pranë marinës, një pjesë e çatisë u shemb, me stafin që përpiqej me dëshpërim të bllokonte rrjedhjen, ndërsa Aeroporti i Ibizës përjetoi probleme serioze me ujin e shiut që rridhte nga çatia.

Autoritetet u detyruan ta rrisnin alarmin nga portokalli në të kuq, ndërsa u aktivizua plani special i përmbytjeve i INUNBAL. Ushtarë, policë dhe zjarrfikës mbërritën nga Majorka dhe Valencia, së bashku me helikopterë dhe njësi speciale për fatkeqësitë. Brenda 24 orëve, Guardia Civil shpëtoi 148 persona që ishin bllokuar në shtëpi dhe automjete. Përveç vëllimit të shiut, mediat spanjolle theksojnë edhe probemet me infrastrukturën. Sistemet e kullimit nuk ishin në gjendje t’i përballonin vëllimit të madh të ujit, duke rezultuar në përmbytje të rrugëve dhe bodrumeve brenda pak minutash. Vetë UME (Unidad Militar de Emergencias) theksoi se intensiteti i shiut i kombinuar me pamundësinë për të kulluar ujin e përkeqësoi situatën.

Dimensioni i klimës është gjithashtu në diskutim. El País vëren se detet më të ngrohta dhe lagështia e shtuar në Mesdhe po amplifikojnë fenomene si Stuhia Gabrielle, të cilat po bëhen më të shpeshta në Spanjë. Për këtë arsye, autoritetet lokale synojnë të kërkojnë që Ibiza të shpallet “zonë fatkeqësie”. Nga një parajsë për klube, ishulli papritmas e gjeti veten duke luftuar me një makth përmbytjesh. Dhe siç tregojnë të dhënat, kombinimi i kushteve ekstreme të motit dhe cenueshmëria e infrastrukturës ishte ajo që e “mbyti” Ibizën.

Top Channel