Foto Ilustruese

Një person rreth 50 vjeç është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Babrrusë në Kamëz.

Dyshohet se viktima ka plagë me thikë në trup.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.“-njofton policia.

Top Channel