
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur gjashtë shtëpi në Karolinën e Veriut u shembën pasi u goditën nga dallgët e Oqeanit Atlantik.
Sipas Washington Post, imazhe të tilla janë të zakonshme përgjatë bregdetit të shtetit të prekur nga erozioni. Pesë nga shtëpitë – të pabanuara – u shembën të martën në zonën e Haterës brenda 45 minutash, për fat të mirë pa asnjë të lënduar, për t’u pasuar nga një e gjashtë disa orë më vonë.
Zyrtarët e Shërbimit të Parkut Kombëtar u bënë thirrje vizitorëve të qëndrojnë larg rrënojave dhe të jenë të kujdesshëm “për shkak të mbeturinave potencialisht të rrezikshme” në plazh dhe në valë.
Six more houses in the Outer Banks have collapsed as Hurricanes Humberto and Imelda rumbled in the Atlantic.
All were unoccupied. https://t.co/M41W36YSDD pic.twitter.com/v4OPBFNkXB
— The Washington Post (@washingtonpost) October 2, 2025
Një lexim i shamave tregoi se lartësia e valëve në lindje të zonës tejkalonte 4.5 metrat. Valët që goditën bregdetin e Karolinës së Veriut të martën ishin veçanërisht të forta, me një periudhë 15-sekondëshe, e cila i referohet kohës midis kreshtave të valëve. Sa më e gjatë kjo periudhë, aq më shumë energji mbartin valët.
Top Channel