
Flotilja Global Sumud, iniciativa humanitare ndërkombëtare për të dërguar ndihma në Gaza duke thyer bllokadën detare izraelite, që përfshin 40 anije nga mbi 40 vende dhe transporton 200 ton ndihma, u bllokua nga marina izraelite disa dhjetëra milje larg Gazës.
Flotilja hyri në “zonën e kuqe” në mbrëmjen mes së martës, 30 shtator, dhe së mërkurës, 1 tetor: marina ushtarake izraelite filloi të merrte kontrollin e anijeve pak pas orës 20:00, pasi u dha urdhër për ndalimin e tyre.
Ministria izraelite e Punëve të Jashtme deklaroi sot se veprimi i Flotiljes Global Sumud “ka përfunduar”, pa asnjë anije të karvanit humanitar që të ketë arritur në ujërat pranë Gazës. “Provokimi Hamas-Sumud ka përfunduar. Asnjë nga jahtet e provokimit Hamas-Sumud nuk arriti të hyjë në një zonë aktive luftimi ose të shkelë bllokadën legjitime detare”, tha ministria.
Anëtarët e flotiljes dhe gjurmuesi i saj, nga ana tjetër, deklaruan se një anija arriti të afrohej pranë bregut. “Të gjithë pasagjerët janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ata po arrijnë me siguri në Izrael, nga ku do të deportohen drejt Evropës”, vazhdoi më tej. “Mbeti në distancë – tha sërish ministria – një anije e fundit e provokimit. Nëse do të afrohet, edhe përpjekja e saj për të hyrë në një zonë aktive luftimi dhe për të shkelur bllokadën do të pengohet”.
Top Channel