Emri/ U gjet i vrarë në rrugë, identifikohet viktima në Babrru
02/10/2025 21:25
Hajdar Ismailgeci është 40-vjeçari i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në Babrru të Kamzës.
Ai u konstatua pa shenja jete orës 20:10, në Babrru. Viktima kishte plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.“-njofton policia.
Top Channel