“Zgjedhje e vështirë”, Hamasi shqyrton planin e paqes të Trump: Pranimi do të ishte katastrofë, refuzimi…

01/10/2025 13:32

Hamasi po shqyrton planin e presidentit amerikan Donald Trump për Gazën për të tretën ditë me radhë.

Trump tha dje se Hamasi kishte “tre ose katër ditë” për t’iu përgjigjur planit, ose do të përballej me shkatërrimin nga Izraeli.

Pranimi i planit është një katastrofë, refuzimi i tij është një tjetër; këtu ka vetëm zgjedhje të vështirë, por plani është një plan i Netanyahut i artikuluar nga Trump”, tha për Reuters një zyrtar i njohur me diskutimet e Hamasit me fraksione të tjera.

Hamasi është i etur t’i japë fund luftës dhe gjenocidit dhe do të përgjigjet në një mënyrë që i shërben interesave më të larta të popullit palestinez“, tha ai.

Top Channel