Hapi tjetër në botën e Grok po ndërmerret nga Elon Musk, i cili njoftoi se po zhvillon një platformë konkurruese të Wikipedia-s përmes startup-it të tij të inteligjencës artificiale xAI, një platformë e quajtur “Grokipedia”.

Musk tha se shërbimi i ri do të jetë një “përmirësim masiv” i enciklopedisë së famshme online, hyrjet e së cilës krijohen dhe redaktohen nga vullnetarë.

Miliarderi e ka akuzuar prej kohësh Wikipedia-n për paragjykime politike, duke pretenduar se ajo pasqyron pikëpamjet e krahut të majtë.

Pak para njoftimit të Musk, një aleat i tij, David Zacks, i cili u emërua së fundmi nga Presidenti Donald Trump si komisioner i administratës së tij për inteligjencën artificiale, kishte kritikuar përdorimin e përmbajtjes së Wikipedia-s për të trajnuar softuerë të inteligjencës artificiale.

Emri Grokipedia vjen nga chatbot-i i xAI-së, Grok, për të cilin Musk ka thënë se “kërkon të vërtetën në masën më të plotë”.

Por Grok është kritikuar në muajt e fundit për prodhimin e komenteve antisemite që kompania e Musk ia atribuoi programimit të gabuar.

Top Channel