Tragjike në Gjermani/ Shpërthime me eksploziv në një banesë, autori i merr jetën vetes

01/10/2025 08:41

Një operacion i madh policor dhe zjarrfikës po zhvillohet që nga orët e para të mëngjesit në Mynihun verior, pas disa shpërthimeve dhe një zjarri në një ndërtesë banimi në zonën e Lerchenauer Straße.

Njësi speciale dhe ekspertë të çaktivizimit të bombave janë në vendngjarje për të kontrolluar situatën.

Rreth orës 4:40 të mëngjesit, zjarrfikësit morën njoftim për zjarin në ndërtesë, ndërsa më vonë raportohet se pati edhe të shtëna dhe shpërthime të forta. Një trup mashkulli u gjet në vendngjarje, ndërsa një person tjetër me plagë nga armë zjarri u gjet pranë liqenit Lerchenauer.

Sipas raportimeve të mediave lokale, viktima është dyshuar se ka mbushur shtëpinë e prindërve me eksploziv, ka ndezur zjarrin dhe më pas i ka marrë jetën vetes. Policia ka rrethuar një zonë të madhe dhe po këshillon banorët dhe shoferët të shmangin zonën dhe të zgjedhin rrugë alternative.

Shkolla fillore dhe e mesme në Toni-Pfülf-Straße pranë vendit të ngjarjes do të mbeten të mbyllura derisa të përfundojnë hetimet. Një re e madhe tymi është e dukshme edhe nga distanca.

Kryeinspektori i policisë, Thomas Schelshorn, siguroi publikun duke thënë se “aktualisht nuk ka rrezik për qytetarët” dhe shtoi se ngjarja nuk ka lidhje me festimet e Oktoberfest.

Hetimet vazhdojnë dhe operacioni është në zhvillim e sipër.

Top Channel