LIVE/ Irani i gatshëm të dëgjojë propozimet për fundin e konfliktit me SHBA, zgjidhet lideri i ri në krye të Sigurisë Kombëtare iraniane. Trump: E fituam luftën 24/03 22:15
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Artës në Greqi, ku një grua shtatzënë 28-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e alergjisë ndaj një antibiotiku.
Sipas raportimeve të mediave greke, gruaja ishte nënë e një fëmije dhe ishte paraqitur në spital me dhimbje barku.
Pas ekzaminimeve mjekësore, u vendos që ajo të shtrohej për trajtim të mëtejshëm. Për shkak të gjendjes së rënduar, pacientja u transferua menjëherë në Njësinë e Kujdesit Intensiv.
Ngjarja ka tronditur familjen, ndërsa administrata e spitalit ka urdhëruar nisjen e një hetimi të brendshëm administrativ për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë që mund të kenë çuar në humbjen e 28-vjeçares.
Top Channel