
Gjyqi i shumëpritur “Sky ECC” u hap këtë të hënë në gjykatën e Namurit në Belgjikë, duke hedhur dritë mbi një nga skandalet më të mëdha të komunikimit të koduar në botën kriminale.
Emri i çështjes vjen nga sistemi i mesazheve të koduara “Sky ECC”, i cili u përdor nga 58 të pandehurit për të koordinuar aktivitetet e tyre kriminale, duke shmangur hetimet policore për vite me radhë.
Të pandehurit përballen me akuza të ndryshme, përfshirë kultivimin dhe shitjen e kanabisit, posedimin e armëve, vjedhjen e energjisë elektrike, pastrimin e parave dhe konspiracionin kriminal.
Shumica e ngjarjeve kriminale janë kryer gjatë periudhës 2016-2024 në zona si Châtelet, La Louvière, Binche, Waterloo, Woluwé dhe Walcourt.
Gjyqi pritet të zbulojë detaje të reja mbi mënyrën se si ky rrjet kriminal operonte nën mbrojtjen e teknologjisë së avancuar të komunikimit të koduar.
Top Channel