Kryeministrja daneze: Evropa në periudhën e saj më të vështirë dhe të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore

01/10/2025 12:24

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se Evropa po përballet me sfidën më të madhe të sigurisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, me luftën në Ukrainë si një faktor kyç në përshkallëzimin e tensioneve.

“Mendoj se situata është shumë serioze. Lufta në Ukrainë është jashtëzakonisht kritike. Kur shoh pamjen e Evropës sot, mendoj se jemi në momentin më të vështirë dhe më të rrezikshëm që nga Lufta e Dytë Botërore – jo që nga Lufta e Ftohtë”, tha ajo.

E pyetur në lidhje me ndërhyrjet me dronë në hapësirën ajrore evropiane, Frederiksen tha se ajo ishte përgjithësisht në favor të rrëzimit të tyre, por theksoi se “kjo duhet të bëhet në mënyrën e duhur”.

Duke folur me gazetarët pas mbërritjes së saj në samitin në Kopenhagen, kryeministrja daneze tha se detyra kryesore e udhëheqësve ishte të “diskutonin sigurinë dhe parandalimin, duke përfshirë dronët dhe të ndihmonin Ukrainën”, ndërsa diskutonin edhe migracionin.

Ajo gjithashtu mbështeti propozimin e Komisionit Evropian për një kredi kompensimi për Ukrainën, e cila do të sigurohej nga asetet e ngrira ruse.

“Shpresoj që të gjithë tani ta kuptojnë se ekziston një luftë hibride , dhe një ditë është Polonia, ditën tjetër është Danimarka, dhe javën tjetër ndoshta është diku tjetër ku do të shohim sabotim ose do të shohim dronë që fluturojnë”, shtoi ai.

Top Channel