“I padrejtë dhe i anshëm”/ Hamas reagon sërish pas propozimit të Trump për paqe në Gaza: Do ta shqyrtojmë me pozitivitet

01/10/2025 09:24

Lëvizja palestineze Hamas ka reaguar ndaj propozimit të fundit të paqes të paraqitur nga Presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar atë si “të padrejtë dhe të anshëm” në favor të Izraelit.

Megjithatë, sipas burimeve të cituara nga gazeta “Asharq al-Awsat”, me seli në Londër, Hamas shprehet i gatshëm ta shqyrtojë planin “me pozitivitet absolut”.

Burimet brenda lëvizjes theksojnë se plani i SHBA-së i jep Izraelit kontroll të gjerë mbi ritmin e tërheqjes nga Gaza dhe nuk përmban garanci detyruese për respektimin e të drejtave të palestinezëve, çka konsiderohet si një pikë kritike në propozimin amerikan.

Megjithatë rezervat e thella, Hamas duket se nuk do ta refuzojë automatikisht planin, duke lënë derën hapur për dialog dhe negociata, nëse komuniteti ndërkombëtar angazhohet seriozisht për të garantuar një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për të dyja palët.

Top Channel