I burgosuri 64-vjeçar i dënuar me vdekje ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës në Florida

01/10/2025 13:45

Një burrë 64-vjeçar amerikan, i cili u dënua me vdekje për vrasjen e dy personave në vitin 1990, u ekzekutua në Florida të martën.

Victor Jones u dënua me vdekje për vrasjen e 67-vjeçarit Jacob Nestor dhe gruas së tij 66-vjeçare, Matilda Nestor, pak pasi filloi të punonte në dyqanin e çiftit.

Ekzekutimi i Jones – me injeksion vdekjeprurës – ishte i 13-ti në Florida këtë vit. Këtë vit ka pasur 34 ekzekutime në të gjithë vendin, 28 me injeksion vdekjeprurës, katër me thithje azoti dhe dy me pushkatim (të dyja në Karolinën e Jugut).

Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet e SHBA-së. Tre të tjera (Kalifornia, Oregoni dhe Pensilvania) kanë vendosur moratoriume për përdorimin e tij me urdhër të guvernatorëve të tyre.

Top Channel