
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se një mbyllje e qeverisë federale është “shumë e mundshme”, ndërsa negociatat me Kongresin kanë mbetur në ngërç për shkak të mosmarrëveshjeve me demokratët mbi shpenzimet dhe sistemin shëndetësor.
“Asgjë nuk është e pashmangshme, por do të thoja se është me shumë gjasë,” tha Trump nga Zyra Ovale, duke shtuar: “Nuk i pashë të lëviznin as edhe pak.”
Këto komente vijnë vetëm pak orë para përfundimit të afatit për të shmangur një “government shutdown” (mbyllje të qeverisë), i cili do të mbyllte funksionimin e agjencive federale duke prekur miliona qytetarë amerikanë.
Tensionet politike janë përshkallëzuar më tej pasi Presidenti Trump ndau një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale në rrjete sociale, ku tallej në mënyrë raciste me liderët demokratë Hakeem Jeffries dhe Chuck Schumer, një veprim që është kritikuar gjerësisht si përçarës dhe jo presidencial.
Trump përsëriti akuzat e tij ndaj demokratëve, duke i akuzuar për synimin për të “ofruar kujdes shëndetësor për imigrantët e paligjshëm.”
Mbyllja e mundshme e qeverisë do të ishte e para gjatë mandatit të tij të dytë si president, pasi Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024.
Top Channel