Rreth 100 gram tritol i aktivizuar me fitil dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin në parkingun e një restoranti në zonën e Fushë-Krujës mbrëmjen e së hënës.

Lënda plasëse dyshohet se u hodh nga një person që lëvizte në këmbë. Si pasojë e shpërthimit dëme materiale pësuan kryesisht dy makina, ajo e kryetarit te njësisë administrative Ilir loci dhe mjeti tjetër që i përkiste Ervin Kadiut.

Si palë e dëmtuar të dy personat janë marrë në pyetje ku kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte të hapura. Megjithatë hetuesit nuk janë fokusuar vetëm tek dy pronaret e mjeteve të dëmtuara.

Duke e konsideruar këtë shpërthim si mesazh hetimi është zgjeruar edhe më tej duke verifikuar pronarët e restorantit, stafin si edhe klientët që ndodheshin mbrëmjen e sa hënës në atë restorant.

 

Top Channel