
29/09 19:05
Donald Trump pritet të çojë përpara një plan të ri paqeje për t’i dhënë fund luftës Izrael-Gaza, teksa do të takojë sot kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë.
Teksa Netanyahu deklaron se asgjë nuk është “përfunduar ende”, Hamasi thotë se nuk i është dërguar zyrtarisht propozimi.
Izraeli është nën presion global në rritje për t’i dhënë fund konfliktit dhe pushtimit të Bregut Perëndimor.
Presidenti amerikan ka theksuar më parë se “nuk do të lejojë” Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Kjo vjen në një kohë kur një valë vendesh perëndimore – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Australinë – njohën zyrtarisht një shtet të pavarur palestinez.
Top Channel