“Sot është ditë e madhe për të gjithë botën”, Trump: Jemi shumë afër arritjes së paqes

29/09/2025 20:59

Presidenti Donald Trump doli pas bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën duke thënë se ishte “afër” arritjes së paqes në Lindjen e Mesme.

“Ne jemi shumë, shumë afër”, tha ai.

Fjalët hapëse të presidentit sugjeruan se nuk ishte arritur një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës në Gaza, dhe ai vuri në dukje më vonë se marrëveshja ende duhej të pranohej nga Hamasi. Pak momente më parë, Shtëpia e Bardhë publikoi një plan 20-pikësh për t’i dhënë fund konfliktit.

Trump e përshkroi të hënën si “një ditë të madhe, të madhe, një ditë të bukur, potencialisht një nga ditët më të mëdha ndonjëherë në qytetërim”.

 

Top Channel