Shkarkimi nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës/ Hidhet shorti në Gjykatën Kushtetuese për çështjen “Veliaj”, zgjidhet relatorja
29/09/2025 12:41
Hidhet shorti në Gjykatën Kushtetuese për çështjen “Veliaj”.
Relatore është zgjedhur gjyqtarja Sonila Bejtja, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila ju referohet burimeve pranë kësaj gjykate.
Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit për shkarkimin e tij nga tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës
Top Channel