
Gjermania do të japë më pak para për ndihmën për zhvillimin: Me votat e koalicionit qeverisës të CDU/CSU dhe SPD, Bundestagu gjerman vendosi shkurtimin e buxhetit të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim me 10.31 miliardë euro, një tkurrje kjo prej më shumë se tetë përqind.
Mes reagimeve të mëdha që ngjalli një hap i tillë, ministrja gjermane e Zhvillimit, Reem Alabali solli si shembull shkurtimet edhe më masive të ndihmës për zhvillim nën Presidentin e SHBA-së Donald Trump. “Në Kenia, mbi 700.000 refugjatë, shumë nga Somalia, preken drejtpërdrejt nga shkurtimet e SHBA-së në Programin Botëror të Ushqimit.”
Ata marrin vetëm një të tretën e racioneve ushqimore që u nevojiten. Uria dhe kequshqyerja po rriten në mënyrë dramatike. “Tensionet po rriten, shumë njerëz po detyrohen të ikin në zona të tjera dhe rajoni po destabilizohet gjithnjë e më shumë”, paralajmëroi ministrja gjermane 35-vjeçare.
“Kjo është e papranueshme nga një perspektivë humane dhe gjithashtu nuk korrespondon me interesat e sigurisë së Gjermanisë”, shtoi ai. Shkurtimet që bën Gjermania në ndihmën për zhvillim kanë pasoja të rënda, sipas organizatave humanitare. Spiralja e rënies vazhdon në mënyrë dramatike që prej vitit 2022: Sipas mediave vendase, që atëherë, buxheti gjerman i ndihmës emergjente është shkurtuar me një të tretën.
Ekspertët tregojnë se vetëm me shkurtimin gjerman, nga dy miliardë euro në një miliard, më shumë se katër milionë njerëz në të gjithë botën që nuk do të marrin më ndihma në ushqime.
Top Channel