Sllovakia shtrenjton naftën për automjetet me targa të huaja, reagon zëdhënësi i KE: Masa diskriminuese dhe të papajtueshme me ligjin e BE-së 25/03 13:43
Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi rajonin Simav të provincës Kutahya në Turqinë perëndimore.
Tërmeti pati një thellësi fokale prej 8.64 kilometrash, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Kryetarja e bashkisë së Simav, Kubra Tekel Aktulun, i tha NTV se kishte panik midis banorëve.
Tërmeti u ndje në Izmir, Bursa dhe pjesërisht në Stamboll.
Top Channel