Pas incidenteve gjatë javës, Danimarka nuk rrezikon, ndalon të gjitha fluturimet e dronëve në prag të samitit të BE-së në Kopenhagen

28/09/2025 15:08

Danimarka do të ndalojë të gjitha fluturimet e dronëve civilë mbi territorin e saj javën e ardhshme për të garantuar sigurinë e samitit të BE-së, ku krerët e qeverive do të takohen në Kopenhagen, tha të martën ministria e transportit.

“Danimarka do të presë udhëheqësit evropianë javën e ardhshme dhe ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë sigurisë. Prandaj, nga e hëna deri të premten, ne do ta mbyllim hapësirën ajrore daneze për të gjitha fluturimet e dronëve civilë”, tha ministria.

Fluturimet mbi hapësirën ajrore daneze të dronëve të panjohur që nga 22 shtatori kanë çuar në mbylljen e aeroporteve, me Danimarkën që lë të kuptohet për përfshirje të mundshme ruse.

Top Channel