Netanyahu mesazh të qartë ndërkombëtarëve: Nëse nuk e çarmatosni ju Hamasin, do ta bëjmë ne Zonat malore të Zvicrës janë mbuluar nga bora të shtunën, duke shkaktuar vështirësi në trafikun rrugor.
Në Betmeralp, kantoni Valis dhe në Grindelvald, kantoni i Bernës, qytetarët u zgjuan me një peizazh të bardhë dhe shumë borë.
Sipas “Meteo Schweiz”, kufiri i lartësisë ku ka rënë borë luhatet midis 1800 dhe 2100 metrave. Në Alpet perëndimore dhe jugore pati deri në 50 centimetra borë.
Kalimi i rrugës së Gotardit u mbyll në të dyja drejtimet. Po ashtu, rrugët Tifenbah–Gletç dhe Vasen–Meiringen mbeten të mbyllura për shkak të reshjeve.
Ndërsa në male bie borë, në zonat e ulëta të Zvicrës bie shi.
Po ashtu edhe në zonat malore të Italisë bora ka zbardhur qyetzat. Reshjet e para u regjistruan në Çervinia, duke i habitur turistët dhe banorët me një peizazh përrallor.
Brenda pak orësh, shiu u shndërrua në copa të bardha, disa prej të cilave ishin të mëdha, duke mbuluar luginën dhe majat përreth.
Temperaturat zbritën në rreth 0°C dhe peizazhi alpin mori shkëlqimin e tij dimëror shumë herët, duke ofruar imazhe spektakolare që shënojnë simbolikisht fillimin e sezonit të ftohtë në male.
Top Channel