Vrasja e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi në Tepelenë, zbardhen detaje
27/09/2025 12:44
Ende nuk ka një autor për vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, në Tepelenë.
44-vjeçari prej 25 vitesh jetonte në lagjen “Laprakë”, Tiranë, dhe është ortak në një fabrikë tullash. Viktima ka vetëm një plagë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Salari të Tepelenë. Sarchi ndodhej në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Salari, së bashku me disa persona të tjerë.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, trupi i pajetë i shtetasit italian është gjetur rreth orës 00:30, pranë një rruge rurale.
Shërbimet e Policisë janë njoftuar menjëherë dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet paraprake.
Top Channel