VIDEO/ Rrugët e Tiranës mbushur me postera të ish-kupolës drejtuese të UÇK, çfarë paralajmërohet…
27/09/2025 10:08
Tirana këtë të shtunë është gdhirë e mbushur me posterat e ish-kupolës drejtuese të UÇK.
Ata po përballen me një gjyq në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Fotot e tyre janë shfaqur në të gjitha rrugët e Tiranës ku ka billbordera elektronik.
Të katra fotot e Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë poshtë tyre vetëm një fjali.
“Liri për Clirimarët”.
Nuk dihet ende përse fotot e tyre janë vendosur në Tiranë.
Gazetari Top Channel Munamed Veli, i cili ndoqi në Hagë procesin gjyqësore, thotë se me gjasë mund të jetë nisja e përgatitjeve të një proteste në Tiranë në mbështetje të tyre siç ka ndodhur në Prishtinë dhe në Hagë.
Top Channel