
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me zonjen e pare Armanda Begaj është takuar me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjen e Parë, Melania Trump, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Takimi u zhvillua në një ambient ceremonial në New York, ku Presidenti Begaj dhe çifti Trump realizuan edhe një foto të përbashkët. Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve.
The Albanian-American friendship —
a bond strong and unbreakable.A historic and strategic alliance.
🇦🇱🤝🇺🇸 pic.twitter.com/dWF37yLxFh
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 27, 2025
Presidenti Begaj ndau foto në rrjetet sociale, duke theksuar vlerën e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.
Top Channel