
Një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit të koduar “Kontinenti”.
Një 22-vjeçar nga Shkodra u arrestua në flagrancë teksa merrte një pako me 7 kg Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja, në një degë postare në Vorë. Policia ka shpallur në kërkim edhe porositësin e drogës, ndërsa hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.
Njoftimii polcisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”. Sekuestrohen 7 kg Cannabis, trafikuar nga Kanadaja.
Kapet duke marrë pakon me lëndë narkotike, në një degë postare në Vorë, një 22-vjeçar, banues në Shkodër.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në vijim të operacioneve policore me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, finalizoi operacionin “Kontinenti”.
Në kuadër të operacionit, u vu në pranga shtetasi O. K., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja.
Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit Z. M., për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel