Shpërndanin video personale të një vajze në rrjetet sociale, arrestohet 19-vjeçari, procedohet një i mitur

26/09/2025 14:10
foto ilustruese

Policia e Tiranës ka ndaluar një 19-vjeçar dhe ka nisur procedim penal për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se kanë shpërndarë në rrjete sociale një video me përmbajtje personale, në dëm të një shtetaseje.

Në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bëri me dije se, pas hetimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është ndaluar shtetasi S. Sh., 19 vjeç, ndërsa ndaj të miturit është nisur procedimi në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike ndaluan shtetasin S. Sh., 19 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 16 vjeç, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërndarë në rrjete sociale një video personale të një shtetaseje” thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel