
Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar tre ditë më parë akuzën si një i dyshuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës, Erion Isai.
Procedimi penal dyshohet se lidhet me abuzime me tenderat. Në dosjen hetimore të SPAK janë zbuluar komunikime mes kryebashkiakut Erion Isait dhe Entela Çanos, administratorës së shoqërisë “A & E Engineering”, e cila ka qenë përfshirë në projektet për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti II. Komunikimet
Bisedat e zbuluara nga WhatsApp
Biseda të bëra në datën 09.09.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:
Në orën 19:14–19:15, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet: “Si te kam Neser do jem tiranë Tak pak te marr projektin e fshatrave te lutem Qe ta kaloj keshill teknik”
Në orën 19:15, Entela Çano dërgon mesazhin: “Mirëmbrëma.. mirë ti si je? Po patjetër.. gati është i printuar.. po të pret mbi tavolinë”
Në orën 19:16, Erion Isai dërgon mesazhin: “Rrofsh flori”
Në orën 19:18, Entela Çano dërgon mesazhin: “Asgjë.. të lutem”
Biseda të bëra në datën 03.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:
Në orën 08:08–08:09, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet: “Mirëmëngjes Ketej nga akum jam une”
Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin: “Mirëmëngjes.. Të dërgoj Ing të të sjelli? Se une vete rreth ores 10:30 mun te vij?”
Në orën 08:22, Erion Isai dërgon mesazhet: “Oki Ma dërgo Dhe bashke e pime nje kafe Kur te mbarosh”
Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin: “Ok.. ke preventiv nga ato do?”
Në orën 08:22–08:23, Erion Isai dërgon mesazhet:“Te dy mi sill Per siguti Siguri Kure te mbarosh”
Në orën 08:23, Entela Çano dërgon mesazhin: “Ok?”
Në orën 08:55, Erion Isai dërgon mesazhin: “Po vjen inxh? Se tani ne 9 Do futem te drejtori”
Top Channel