
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani është shfaqur publikisht pas mungesës në seancën që supozohej të mbahej dje për ish-presidentin.
Në një videomesazh të ndarë në rrjetet sociale, Cakrani bën me dje se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa thekson se është në gjendje më të mirë shëndetësore. Në mbyllje të videomesazhit, ai njofton se do t’i rikthehet aktivitetit ditor javën tjetër.
“Ja ku u takuam përsëri. Unë doja t’u falënderoja të gjithëve dhe bashkërisht një nga një për mesazhet që më keni nisur dje duke më uruar për shëndetin tim. Kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale, tani jam mirë. Besoj se këto ditë do kthehem dhe do filloj aktivitetin e përditshëm. Faleminderit shumë për interesin tuaj ndaj meje. Do shihemi javën që vjen”, shprehet Cakrani.
Top Channel