Konsumoi mbidozë të medikamenteve, përfundon në spital e reja në Tiranë
					 26/09/2025 14:03					
				
				 
								
			Një e re ka përfunduar në spital pasi ka konsumuar një sasi medikamenti mbi dozën e rekomanduar ditore.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur dje, ndërsa mësohet se 28-vjeçarja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 25.09.2025, një shtetase 28-vjeçare, në banesën e saj, ka konsumuar një sasi medikamenti mbi dozën e rekomanduar ditore, nga ato me të cilat kurohet. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel