foto ilustruese

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Member”, që çoi në kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për veprimtari të rëndë kriminale.

Në pranga ka rënë Fredi Pali, 36 vjeç, banues në Lezhë, i cili u ndalua në zonën e Ishull Shëngjinit, ku dyshohej se fshihej prej kohësh.

Sipas njoftimit zyrtar, Fredi Pali ishte në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, me vendim të datës 11 prill 2023.

Ai akuzohet për disa vepra penale të rënda, përfshirë:

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, grupi i strukturuar kriminal, dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal.

Hetimet tregojnë se Pali ishte pjesë e një grupi kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve dhe dyshohet se ka pastruar të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i janë referuar SPAK-ut për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel